Bombë në një ndërtesë qeveritare në Afganistan

Një bombë ka shpërthyer sot jashtë një ndërtese qeveritare në perëndim të Afganistanit.Shpërthimi ndodhi sot në mëngjes përpara një gjykate në krahinën Farah, në afërsi të kufirit iranian.Shpërthimi u pasua nga një përleshje me armë mes kryengritësve dhe forcave afgane të sigurisë në qytetin Farah.Radio Free Afganistani raporton se sulmi është kryer nga pesë militantë të veshur me xhaketa me eksploziv.Zëvendës guvernatori i qytetit, Yonus Rasouli, tha se shpërthimi ka dëmtuar shumë zyra qeveritare në këtë zonë, duke përfshirë edhe zyrën e guvernatorit dhe një bankë lokale.Rasouli tha se forcat e rendit janë në kërkim të militantëve të dyshuar. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë njoftim për viktima.