Ngërçi politik në Itali rrit tensionet në BE

Ndërsa kriza e Qipros është vënë nën kontroll, sipas mendimit të BE-së, është duke rrezikuar një krizë tjetër që të shpërthejë menjëherë.Përpjekjet për krijimin e qeverisë në Itali, pas zgjedhjeve të mesit të shkurtit kanë çuar në një situatë vendnumëro. Aktualisht kabineti i kryeministrit Mario Monti do të qëndrojë në pushtet. Por kjo është një qeveri që pret të largohet.Çdo ditë Bashkimi Evropian dhe tregjet financiare ndërkombëtarë ndjekin me nervozitet, sa pa orientim duket vendi i BE-së i mbytur në borxhe, si shpërndarhet vakumi politik dhe si vazhdon ekonomia të bjerë. Presidenti Giorgio Napolitano, thirri nga nevoja një komision ekspertësh, në të cilin marrin pjesë deputetë nga të gjitha partitë e mëdha, profesorë si dhe përfaqëses të bankave më të mëdha. Komisioni duhet të gjejë rrugët për të dalë nga kriza politike dhe ekonomike.Komisioni i ekspertëve, të cilin Napolitano e ka quajtur "Dhjetë të mençurit" është ndarë në dy grupe pune. Një grup është përqëndruar në reformat politiko- instutucionale, mes të cilave edhe ligji për zgjedhjet. Grupi i dytë punon për masat ekonomike dhe sociale. Propozimet e para priten pas një jave.Kundërshtime vijnë edhe nga partitë. Pas lavdërimeve të para janë duke u shtuar kritikat ndaj masave që propozohen.Në këtë kaos ndodhet edhe një ndryshim në majat politike. Presidenti Napolitano, një nga politikanët e paktë italianë që ka seriozitet dhe është konstant, do të ndahet më 15 maj nga posti. Prandaj hapësira e tij për mposhtjen e krizës është shumë e kufizuar.Zgjidhja është e domosdoshme, sepse ekonomia e goditur nga kriza ka nëvojë për stabilitet politik dhe reforma në mënyrë që të vijë sërish në hov rritjeje. Pesë vitet e fundit prodhimi industrial në vend ka rënë me një të katërtën. Kuota e papunësisë është 11 përqind. Një në tre të rinjtë nën 25 vjeç është pa punë.Duket se së shpejti Italia do të ketë nevojë për ndihmat e BE-së. Por kombi i tretë ekonomik i Evropës është shumë i madh për të kërkuar paketë shpëtimi. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, Italia ka zëvendësuar Spanjën si zona më e madhe problematike e grupit të Euros.