Sekretari amerikan i Shtetit Kerri turne në Azi
Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry, shkon në Azi javën e ardhshme për bisedime se si të trajtohet agresiviteti në rritje i Koresë së Veriut.Kerri i quan kërcënime “të rrezikshme dhe të pakujdesshme”, deklaratat e Koresë së Veriut ndërsa thotë se Peniani ende mund të negociojë daljen nga izolimi ndërkombëtar lidhur me programin e tij bërthamor."Ata mund të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe t’u bashkohen të gjitha atyre vendeve, duke pëfshirë edhe fqinjin më të afërt dhe hynë në partneritet me Kinën. Është e qartë se ata ndajnë statusin e fqinjit më të afërt me Republikën e Koresë, por Kina ka një rol kaq të rëndësishëm për të luajtur dhe që gjithmonë ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Korenë e Veriut më shumë se çdo vend tjetër” ka theksuar Kerri.Kjo është një marrëdhënie që ka bërë Kinën një vend kyç për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veirut dhe që përsëri do të dominojë axhendën e zotit Kerri në Pekin, thotë Doug Paal, drejtor i programit për Azinë në Fondacionin Carnegi për Paqen Ndërkombëtare."Shtetet e Bashuara shpresojnë që Kina ka shumë për të bërë në lidhje me furnizimet e kushtëzuara të Koresë së Veriut me energji dhe ushqime për të tërhequr vemendjen e saj. Gjithashtu edhe duke u rezervuar në investimet e biznesit në Korenë e Veriut. Të gjitha këto janë kundër interesave primare të Kinës në Korenë e Veriut, e cila duhet të ndihmojë për stabilitetin e plotë atje. Kështu ne kemi një ndrsyjim tepër të thellë” ka theksuar Paal.Ky është një ndryshim që Paal thotë se po debatohet në Kinë si kurrë më parë, duke përfshirë edhe dy zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe disa individë në qeverinë e re. Mes tyre është ministri i ri i Jashtëm, Wang Yi, i cili drejtoi diplomacinë kineze në bisedimet gjashtëpalëshe me Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Rusinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara."Kështu ne kemi një individ kompetent, të ditur, i cili privatisht mund të bëjë disa deklarata të ashpëra rreth Koresë së Veriut që të tjerët në qeverinë kineze nuk duan t’i thonë” ka shtuar ai.Krahas Pekinit, sekretari Kerri do të vizitojë Seiulin dhe Tokjon në turneun e tij të javës së ardhëshme. Pra se të shkojë në Azi, ai do të vizitojë Turqinë, Izraelin, teritorin palestinez dhe Londrën.