Qipro, vijojnë hetimet për krizën e shkaktuar
Drama ekonomike në Qipro është duke u kthyer në një aksion juridik. Bankat qipriote duket se kanë favorizuar shumë politikanë dhe biznesmenë, e ndërsa drejtësia është duke bërë tani hetime. Akuza ka edhe ndaj presidentit.Që nga e marta një komision juridik i ngarkuar nga prokurori i përgjithshëm duhet të provojë të gjitha akuzat, do të ftojë dëshmitarë dhe do të përpilojë një raport brenda tre muajve. Lista nuk është e padiskutueshme. Shumë prej të prekurve i hedhin poshtë akuzat duke paralajmëruar se do të ngrenë padi. Ata pretendojnë se përmendja e emrave është shtrembërim i realitetit, ose madje falsifikim i dokumentave.Konflikti juridik në shtetin ishull duket si i paraprogramuar pas shpërbërjes së sistemit bankar në Qipro, presidenti konservator i vendit Nikos Anastassiadis, paralajmëroi se "njerëzit përgjegjës" do të japin llogari. Ministri i Finanacave Sarris, të martën dha dorëheqjen, për të lehtësuar hetimet, siç deklaroi ai.Ndërkohë presidenti Anastassiadis nuk i pranon akuzat se ka keqpërdorur informacionet e qarqeve të brendshme dhe ka premtuar hetim të plotë të gjithë rasteve të korrupsionit në lidhje me krizën e bankave.Analistët thonë se sqarimi i plotë është shansi i vetëm për presidentin t`i mbijetojë kësaj krize politike të përbërë nga dy lloj presionesh të brendshme. Nga njëra anë partia komuniste AKEL ka njoftuar se do të kundërshtojë masat e kursimeve në të ardhmen dhe ka kërkuar referendum për qëndrimin e Qipros në zonën e euros.Nga ana tjetër, ish-ministri i Jashtëm Giorgos Lilikas, një populist konservator ka njoftuar se do të krijojë partinë e tij dhe do të marrë vota nga kampi qeveritar.