SHBA, çështja e sigurisë në shkolla

Shoqata Kombëtare e armëve po u rekomandon shkollave amerikane të zgjedhin dhe të stërvisin personelin e tyre për të mbajtur armë.Ish ligjvënësi Asa Hutchinson kryesoi një grup pune të financuar nga Shoqata Kombëtare e ar,mëve mbi mënyrat për t'i bërë shkollat të sigurta pas masakrës në  dhjetor në një shkollë fillore në Konnektikat.Rekomandimet, përfshijnë 40 - 60 orët stërvitje me armë për të zgjedhur anëtarët e personelit të shkollave dhe një program mbi shëndetin mendor për nxënësit.Mark Matteoli, prind i një prej fëmijëve të vrarë në Konektikat, i quan rekomandimet e Shoqata Kombëtare të armëve një zgjidhje reale që do t'i bënte më të sigurtë nxënësit në shkolla.Por Federata e sindikatave të mësuesve thotë se një shkollë e armatosur nuk do të kishte ndalur masakrën në Konektikat dhe nuk do t'i mbajë fëmijët të sigurt.