OSBE: Në Shqipëri asnjë zyrtar i lartë i dënuar
Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i mbajtur përpara Këshillit të Përhershm të OSBE-së në Vjenë, nga ambasadori i kësaj organizate në Tiranë Florian Raunig, bën një analizë të situatës duke i ndalur vecanërisht në fushat ku OSBE-ja ka shtrirë aktivitetin e saj.Ai vë theksin tek mosndëshkueshmëria e zyrtarëve publikë kur thote se "megjithëse kanë nisur disa procedime penale ndaj funksionarëve të nivelit të mesëm, Shqipëria ende nuk ka mundur të krijojë një bilanc të ndjekjes apo dënimit të elitave politike dhe ekonomike."Ndonëse në 2014 u krijua një njësi për hetimin e korrupsionit pranë Prokurorisë së krimeve të Rënda, ende nuk ka ndonjë bilanc për dënimin e zyrtarëve të nivelit të lartë".Ndërsa flet për rastet e arrestimeve të disa deputetëve të së majtës, ambasadori Raunig, duke komentuar "cështjen e dekriminalizimit të parlamentit dhe strukturave në të dy nivelet, si në qeverisjen qendrore dhe lokale" shprehet se kjo cështje "është më e gjerë se këto raste të veçanta, ngaqë, ka pretendime të besueshme se zyrtarë të lartë (si në të kaluarën dhe në të tashmen) janë përfshirë në sjellje jo të përshtatshme për pozitat e tyre". "kjo është një çështje që duket se do të nxisë diskutimin publik për ca kohë në të ardhmen.Sigurisht që do t'i shërbejë qeverisjes demokratike në Shqipëri nëse ky debat do të sjellë përpjekje konkrete për të paditur zyrtarë të korruptuar, përfshirë anëtarë të Parlamentit.Lidhur me reformën në Drejtësi, ambasadori Raunig shprehet "Koalicioni në pushtet po dëshmon angazhim për reformën strategjike dhe aq të nevojshme në fushën e drejtësisë e megjithatë nenvizohet se nëse opozita nuk do të marrë pjesë plotësisht deri në fund, kjo mund të dëmtojë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e reformës në drejtësi. Duke u ndalur në luftën kundër krimit të organizuar, ambasadori i OSBE-së vlerëson operacionet kundër kultivimit të marijuanës por eshte kritik kritik për "ndryshimet e shpeshta në të gjitha nivelet e policisë të cilat zbehin trajnimet dhe eksperiencën e fituar".