Moti i keq në Itali, viktima e përmbytje banesash e rrugësh. Ja situata

Mot i keq ka përfshirë gjatë orëve të fundit disa rajone të Italisë. Erërat e forta e shirat e shumtë gjatë natës kanë sjellë përmbytje rrugësh e shtëpish, duke shkaktuar dhe viktima.Në provincën e Piacencës rezultojnë për momentin tre persona të humbur. Trupi pa jetë i një 56-vjeçari është gjetur gjatë orëve të para të mëngjesit pasi makina e tij ishte rrëmbyer nga rrjedha e madhe e ujit nëpër rrugë.Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar shpalljen e gjëndjes së emergjencës së shkallës së 2 në qytetin e Gjenovës. Shumë rrugë kanë mbetur të bllokuara, e disa shkolla nuk janë hapur sot në ditën e parë të nisjes së vitit shkollor. Lumi Recco ka arritur nivelin maksimal e mbahet nën monitorimin konstant nga autoritetet përkatëse.Preokupuese është situata në rajonin e Friuli Venezia Giulia, ku era e fortë e shirat e shumta kanë shkatuar gjatë paradites së sotme dëmë të rënda në disa komuna e qyteza të këtij territori. Në provincën e Udines kanë mbetur të dëmtuara disa qëndra banimi.Në rajonin e Venetos rrëshkitjet e dheut kanë shkaktuar bllokimin e disa rrugëve kryesore duke vështirësuar qarkullimin mes disa komunave e qytezave.Shqetësuese paraqitet situata dhe në Liguria, ku Presidenti i këtij rajoni Giovanni Totti ka deklaruar se sëbashku me rajonin e Emilia Romanjës do t'i kërkoj qeverisë Renzi shpalljen e gjëndjes së jashtëzaonshme.Aktualisht në të gjithë Italinë grupet e Mbrojtjes Civile e vullnetarë të shumtë po punojnë për përballimin e kësaj situate të vështirë, duke ndihmuar banorët e shumtë të mbetur të bllokuar nga përmbytjet e rrëshkitjet e dheut.55555 444444 66666 33333331 7777 alessandria-3