Pakistan, talibanët sulmojnë burgun dhe vrasin 4 policë, ikin 350 të burgosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2015, 07:52
Militantët talibanë kanë sulmuar një burg në qytetin Ghazni, në Afganistan, duke vrarë katër policë,dhe duke liruar të paktën 350 të burgosur.Zëvendësguvernatori i qytetit Mohammad Ali Ahmadi, ka thënë se më shumë se 350 të burgosur janë liruar.Ai ka konfirmuar se gjatë sulmit, janë vrarë 4 policë dhe janë plagosur edhe 7 të tjerë.Sipas tij edhe 3 nga sulmuesit janë plagosur, të cilët ishin të veshur me uniform ushtarake.Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid ka konfirmuar sulmin, duke bërë me dije se sulmi ishte kryer nga katër persona.