Arrestohet shqiptari për shpërndarje kokaine e hashashi në Peruxha

Karabinierët e seksionit të antidrogës në qytetin e Peruxhias në Itali, kanë arrestuar një shtetas shqiptar për shpërndarje hashashi dhe kokaine.Shtetasi shqiptar me inicialet M.E., i lindur në vitin 1981, sipas autoriteteve italiane, u vetëdorëzua në polici, dhe ishte i gatshëm për t’u shoqëruar në burg.Shqiptari është i lidhur edhe me 17 persona të tjerë bashkëatdhetarë dhe italianë, sipas policisë.Në veçanti bëhet fjalë për shitjen e drogës të tipit kokainë dhe hashash.  Hetimet nuk kishin vënë re vetëm veprimtarinë e tij intensive për shpërndarje droge, por edhe rolin e tij në organizatën kriminale shqiptare, kontaktet me furnizuesit si dhe shpërndarësit e tjerë, shpesh me origjinë nga Afrika e Veriut./Oranews.tv/