Në Çikago kërkohen ligje më të rrepta mbi kontrollin e armëve
Autoritet policore të Çikagos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë thirrje për ligje më të rrepta mbi kontrollin e armëve, pas dhunës së shpërthyer gjatë ditës së punës, ku 8 perosna u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtenave të shumta me armë. Të shtënat ndodhën vetëm disa ditë pas ngjarjes më të rëndë të ndodhur në dekada, ku 9 persona humbën jetën më 2 shtator si pasojë e dhunës së armatosur.Policia ka konfiskuar 4,824 armë të paligjshme në Çikago në tetë muajt e parë të vitit 2015, një numër rekord, që tejkalon qytetet me popullsi edhe më të madhe se cikago.Garry McCarthy, oficer policie në Çikago, thotë se popullsia është shume e armatosur në krahasim me Los Angelos apo Nju Jorkun.Vetëm gjatë muajit gusht, në Çikago ka pasur 1,588 raste të dhunës me armë, me një rritje me 20 përqind krahasuar me vitin që shkoi. Një person është arretsuar 72 herë për armëmbajtje pa leje, duke shënuar një rast vertëtë ekstrem.McCarthy argumenton se e gjitha kjo tregon se ka dicka të gabuar në sistem dhe duhet të ndryshohet patjetër për të shmangur dhunën në rritje.