Lideri Kim Jong takon zv/presidentin e Kubës, i pari delegacion i huaj që prej 2013
Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka transmetuar një video të liderit Kim Jong Un, gjatë takimit të tij me nën presidentin e parë të Kubës Miguel Diaz mbajtur në Piongjang. KRT shfaqi imazhet gjatë pritjes së Kim dhe bashkëshortes së tij Për Diaz dhe delegacionit kuban që e shoqëronte.Nënpresidenti kuban ishte gjithashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Lis Cuesta. Kjo është hera e parë që Kim takohet me një delegacion të huaj që nga korriku i vitit 2013. Sipas agjensisë së lajmeve Yonhap në Korenë e Jugut, Kim që nga koha kur erdhi në pushtet në vitin 2011 dhe deri tani ka zhvilluar 5 takime me delegacione të huaja.Delegacioni kuban, i udhëhequr nga Diaz, i cili është gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kubës, mbërriti në Phenian të premten, ku u prit nga Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Ri Su Yong .Në mars, Ri Su Yong bëri një vizitë shtetërore në Kubë dhe u takua me presidentin kubanez Raul Castro në një vizitë që synon forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes aleatëve. Koreja e Veriut dhe Kuba vendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1960.