Reagon Vilson Ahmeti: Nuk kam negociuar me CEZ dhe DIA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2015, 18:35
Ish-kryeministri Vilson Ahmeti përmes një deklarate ka hedhur poshtë pretendimet që ai të ketë negociuar një marrëveshje mes CEZ dhe DIA."Në kushtet e mia nuk e di se cfarë mund t'u ofroja këtyre shoqërive për të arritur marrëveshje, kur dihet se nuk kam patur pushtet në vitin 2009 dhe nuk kam as në ditët e sotme" deklaron Ahmeti Ndërsa e cilëson të pavërtetë pretendimin se ai ka marrë rryshfet nga ish-shefi ekzekutiv i Cez Albania, Jozef Hejsek, të cilin thotë se nuk e ka takuar kurrë.Ahmeti përfundon deklaratën duke theksuar se "këto të pavërteta janë hedhur në treg në shërbim të interesave të caktuara."