Zgjedhjet e 21 qershorit, Raporti i KZLN: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme ka shtruar si domosdoshmëri bërjen e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore. Një ditë pas reportit të OSBE/ODIHR koalicioni evidentoi si shumë problematike procesin e numërimit të votave.Mungesa e një reforme gjithëpërfshirëse është evidentuar si një nga problemet kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri. Pas raportit të OSBE/ODIHR edhe koalicioni i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme evidenton si problemet kryesore mungesën e gjithëpërfshirjes dhe problemet në numërimin e votaveMirela Arqimandriti: Periudha para dhe pas zgjedhjeve u karakterizua nga një sër mangësish si përballë legjislacionit kombëtar ashtu edhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Dhimitër Gjodede: Një mungesë e transparencës në të gjitha nivelet sidomos në nivelin e dytë, atë të KZAZ-ve dhe si rrjedhim këto organe nuk arritën të informojnë në kohën e duhur publikun për mbledhjen dhe rezultatin e tyre.Koalicioni i kërkoi Parlamentit Shqiptar që të iniciojë një diskutim publik me të gjithë aktorët në lidhje me Reformën Elektorale e që të adresojnë rekomandimet OSBE/ODIHR .
/Oranews.tv/