Protestat në Stamboll, kërkohet drejtësi për vrasjen e 14 policëve
Protestues të shumtë në Stamboll i kanë kërkuar autoriteteve të vënë para drejtësisë njerëzit që ekzekutuan 14 oficerët e policisë. Qyteti i Stambollit u përfshi nga protesta të shumta për të cilat janë vënë në dispozicion shumë uniforma policie.Qyteti i Stambollit në Turqi u përfshi nga protestat për vrasjen e 14 oficerëve të policisë gjatë një sulmi me bombë nga militantët e partisë popullore të Kurdistanit.Me flamuj dhe pankarta në duar, demonstruesit i kërkuan qeverisë që të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e kasaj ngjarje të rëndë."Ne nuk kërkojmë asgjë, thjesht i kërkojmë qeverisë të mbrojë ushtarët dhe policët tanë, thotë një protestues.Autoritet monitoruan situatën me forca të shumta policie, teksa protesta të ngjashme janë mbajtur në Ankara dhe në qyetete të tjera të Turqisë.Sipas një gazete turke, forcat turke të sigurisë nisën sulmet ajrore kundër militantëve Partisë Punëtore të Kurdistanit në Irakun e veriut të martën, duke vrarë rreth 100 prej tyre./Oranews.tv/