Danimarka bllokon trenat, vendimi për shkak të fluksit të refugjatëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2015, 18:23
Si pasojë e fluskit të madh të emigrantëve, autoritet daneze kanë pezulluar përkohësisht udhëtimet me trena drejt Gjermanisë. Lajmi është bërë i ditur nga agjensia DPA, zëdhënës i kompanisë së menaxhimit të hekurudhave DSB.Policia e Danimarkës ka mbyllur gjithashtu edhe një superstradë në veri të vendit, pasi një grup emigrantësh po përpiqeshin të kalonin në Suedi në këmbë.Sipas "Der Spiegel", pjesa më e madhe e emigratëve që hyjnë në Danimarkë nga Gjermania nuk duan të qëndrojnë në Danimarkë, por të udhëtojnë drejt Suedisë./Oranews.tv/