Nis aksioni i tatimorëve në Lezhë, konstatohen 21 shkelje
Nisja e aksionit kundër informalitetit në Lezhë ka bërë që disa biznese të mbyllin përkohësisht aktivitetin. Aktualisht në terren janë angazhuar mbi 20 grupe nga zyra rajonale e tatim taksave, ndërsa nuk kanë munguar rastet kur inspektorët urdhëruan sekuestrimin e mallit që ishte pa dokumentacionin e duhur. Drejtori i tatimeve në Lezhë, Arjan Barbullushi, deklaroi se penalitetet janë të pashmangshme për abuzuesit.Arjan Barbullushi, Drejtor i Tatimeve ne Lezhe: “Janë kontrolluar 140 subjekte. Janë konstatuar shkelje të mbajtjes së dokumentacionit dhe parregullsi të tjera, si mospajisja me kasë fiskale , mos dhënia e kuponit tatimor, punonjës të padeklaruar. Rreth 21 subjekte janë me shkelje”.Aksioni nga zyra rajonale e Tatim Taksave në Lezhë vazhdon, ndërsa shumë biznese që u ishte lenë 1 javë kohë për t’u pajisur me kasë fiskale, e për tu regjistruar në Qendren Kombëtare të Regjistrimëve kanë ulur qepenat.
/Oranews.tv/