Nga DIE e CEZ përfitoi Vilson Ahmeti, LSI: Fakte kundër akuzave të PD
Ish kryeministri i përfshirë në aferën CEZ- DIA, për të cilën kreu i opozitës Lulëzim Basha akuzoi Ilir Metën, është Vilsion Ahmeti. Ai rezulton i dokumentuar nga hetimet e paraqitura në arbitrazh, si njeriu që ka përfituar nga kjo aferë.Ish kryeministri Vilson Ahmetaj është vëllai i Petrit Ahmetaj, këshilltar në Entin Rregullator të Energjisë në momentin e lidhjes së kontratës dhe person kyc në negociatat që i paraprin futjes në skenë të DIA-s. Ai kishte njohje me Kastriot Islamajn, të akuzuar krysor për përfitimet nga fondet e CEZ. Dokumenti i QKR-së tregon se Petrit Ahmeti dhe Kastriot Islamaj kanë themeluar në prill 2010 shoqërinë ASSET. Ata rezultojnë bashkëaksionerë në këtë kompani që ka si aktivitet të përgjithshem të softëare dhe programeve të ndryshme.Ish drejtori I CEZ, Hejcek ka deklaruar në dëshminë e tij se ka qenë Kastriot Islamaj që ka njohur Bujar Nepravishtëm me Ahmetin. Lidhja mes tyre ka qenë e fortë përsa kohë funksionin kompania e përbashkët ASSET. Këtu nuk përjashtohet as ish kryeministri Vilson Ahmeti, i cili në dokumentat e arbritrazhit përfshihet si personi me njohje dhe influencë, duke vënë në dispozicion edhe një kompani për të përfituar fondet e CEZ. Në vitin 2014, një raport kontroll i Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës dëshmon për paratë e marra nga DIA për punë të pakryera prej saj.Sipas faqes online Newsbomb.al kompania A.I.C ku është pronar ish kryeministri Vilson Ahmeti ka përfituar nga DIA rreth 170 milionë lekë për punime të pakryera për llogari të kompanisë se energjisë CEZ."Për punët e kryera nga kjo shoqëri, inxhinierit të degës nuk iu vendosën dokumentacionin në dispozicion që të vërtetonte kryerjen e këtyre punimeve. Fatura e lëshuar nga kompania Neraida sh.p.k ka përshkrimin "mbështetje dhe asistencë logjistike" për arkëtim të detyrimeve nuk ka asnjë dokument shoqërues që të vërtetojnë kryerjen e këtyre shërbimeve", shkruhet në raport, cituar nga Newsbomb. Kjo do të thotë se lekët për kompaninë e ish kryeministrit Vilson Ahmeti janë dhënë, por nuk është kryer asnjë punë.Skema e bashkëpunimit Kastriot Ismailaj-Petrit Ahmeti- Vilson Ahmeti është e qartë. Petrit Ahmeti që ishte këshilltar në ERE ishte garancia e DIA në raport me CEZ. Dokumentat dhe deponimet në arbitrazh tregojnë se Petrit Ahmeti është njeriu që ka përgatitur dokumentat për Pragën, në mënyrë që kompania DIA të merrte borxhet e pambledhura për llogari të CEZ.Dokumentat e mësipërme tregojnë për lidhjen e ish funksionarëve të lartë në këtë aferë. Kastriot Islamaj ka kruijuar kompani me Petrit Ahmeti, këshilltar në ERE dhe vëlla i ish kryeministrit Vilson Ahmetit, i ka dhënë punë kompanisë së këtij të fundit për të përfituar fondet nga afera DIA-CEZ.Një qendrim politik pas publikimit të dokumentave të reja vjen nga LSI. Petrit Vasili tha se kjo është çështje e brendshme e PD.Petrit Vasili: Duke analizuar dy anë të problemit, bërjen gjithmonë e më qesharake të akuzave ndaj Metës dhe një rëndimi të madh progresiv të problematikës brenda PD, duke filluar nga ish-kryeministri Berisha dhe zyrtarët e tjerë të lartë. Kjo lidhet në mënyrë të veçantë me një sjellje të drejtpërdrejtë që PD ka për një problem të brendshëm dhe në funksion të luftës së brendshme të saj.Reagon Vilson Ahmeti: Nuk kam pasur pushtet për marrëveshje midis shoqerive privateNë një reagim për mediat, Vilson Ahmeti ka shpjeguar se në kohën kur ka ndodhur kjo marrëveshje ai nuk ka pasur asnjë lloj pushteti dhe si i tillë. Ahmeti deklaron se asnjë person pa pushtet nuk mund të ndikojë në marrëveshje midis shoqërive private.
/Oranews.tv/