Biznesi i vogël: Kontrollet e tatimorëve janë selektive

Aksioni kundër informalitetit po vazhdon në të gjithë vendin. 34 grupe të inspektorëve tatimor në Lushnje vetëm gjatë aksionit të së mërkurës kanë mbyllur rreth 100 biznese ku u gjetën parregullsi në dokumentacion. Inspektoret tatimore gjobitën disa subjekte dhe sekuestruan mallra pa faturën e origjinës.lusnje 47 grupe kontrolli të drejtorisë rajonale tatimore  në Durrës po kontrollojnë subjektet private për parandalimin e evazionit fiskal. Sipas drejtorit Ilir Sinani, gjatë kontrolleve janë konstatuar biznese të parrgjistruara, fuqi punëtore e pasiguruar dhe mallra të pashoqëruar me faturë tatimore.durres Me dhjetra biznese në Lezhë kanë ulur qepenat pas nisjes së aksionit kundër informalitetit. Drejtori i tatimëve në këtë qytet Arjan Barbullushi deklaroi se vetëm në një ditë janë konstatuar 21 shkelje ndaj penalitetet janë të pashmagshme për abuzuesit.lezh Nga Korça kreu i shoqatës së biznesit te vogel dhe te mesem kërkoi trasparence te operacionit kundër informalitetit, ndërsa theksoi se konfiskimi i mallrave nga tatimorët është një masë që mund të çojë në falimentimin e shume subjekteve private.korc Albert Nasto, kr. i shoqates se biznesit te vogel dhe te mesem: “Me keqardhje e themi, ka selektivitet. Kërkojmë me 30 ditë shtyrje dhe ky afat të fillojë nga 1 tetor për arsye sepse QKR-të dhe pajisja me kasë fiskale për bizneset e reja është e pamundur se ka fluks të madh”Shoqata e biznesit te vogel dhe të mesëm kërkon shtyrjen me rreth një muaj të afatit të regjitrimeve të bizneseve në QKR.tatimet rrethe