Vetëm pak orë para se të mblidhet Këshilli i Mandateve, deputeti Armando Prenga, i arrestuar tashmë nga policia, ka vendosur të bëjë publike versionin e tij për ngjarjen e 4 shtatorit në Laç, ku mbetën të plagosur 7 persona.Në një deklaratë për mediat, të cilën e lexoi avokati i tij mbrojtës Baftjar Rusi, Prenga mohon kategorikisht të ketë qëlluar me armë nga Gjon Calit dhe kushurinjve të tij.Madje, duke deklaruar se ka edhe dëshmitarë të cilët deri më tani nuk janë pyetur as nga policia dhe as Prokuroria, Prenga thotë se nuk ka qenë i pranishëm fare gjatë përleshjes.Sipas tij fisi Cali është konfrontuar me të vëllain dhe shokun e vëllait të deputetit, pasi u kishin zënë pritë në afërsi të komisariatit të Laçit, në kohën që vetë deputeti Prenga ishte në lokalin e tij në qendër të qytetit."Jam nisur edhe unë me vrap, duke parë se të bërtiturat dhe klithmat e njerëzve po vinin në drejtimin e komisariatit të policisë që është rreth 500 metër larg dhe aty kam parë të plagosur dhe shtrirë në tokë vëllain tim Eduartin, shokun e tij Gazmirin dhe persona të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë në spoitalin e Laçit. Duke qenë se ishin në rrezik për jetën janë transportuar me autoambulancë për në Tiranë, ndërsa unë i kam shoqëruar me njerëzit e mi me makina të tjera. Unë nuk e di nëse ata përveç thikave kanë pasur dhe armë dhe në përleshje dhe sipër mund të jenë vetëplagosur pasi ngjarja ka ndodhur në errësirë. Mund të deklaroj me përgjegjësi të plotë që arma ime nuk ka qëlluar askënd në ambientet e komisariatit”.Armën deklaron se e ka përdorur për të shtënë në ajër një herë dhe momenti kur ka ndodhur ka qenë:“U gjeta me datë 4 shtator 2015 rreth orës 23:00 të mbrëmjes në shoqërinë e sghtetasve Gjon Preni, Luigj Skura dhe Gazmir Jushi pasi kishin parë ndeshjen kombëtare Danimarkë: Shqipëri. Dhe rrugës në kthim, kur makina sapo kishte përshkuar pak km, me një shpëjtësi marramendëse më pret rrugën tërthorazi një automjet Benz C-Class. Nga kjo makinë ka dalë në mënyrë të rrufeshme duke u afruar në krahun tim, një person me një thikë të madhe në dorë duke më kërcënuar për jetën dhe integritetin fizik dhe njëherazi duke kërkuar të hapë xhamin e derës duke fyer dhe sharë apo dalë nga makina. Në këtë moment unë kam njohur se ky person ishte Gjokë Cali dhe duke qenë para një rreziku eventual për jetën dhe integritetin tim, shoqëruar me një sulm të menjëhershëm nga shtetasi Gjokë Cali kam nxjerrë menjëherë pistoletën që disponoj me leje të organeve kompetente dhe kam neutralizuar sulmin duke qëlluar njëherë në ajër. Në këtë moment personi në fjalë ka ikur me vrap dhe ka hedhur thikën”.Armando Prenga nuk e fsheh zhgënjimin as ndaj partisë, që sipas tij të nxituar i kanë futur kokën në gijotinë. Ai ndan bindjen se PS po i nështrohet presionit të demokratëve, por deklaron se përdorja e tij si “kokë turku” nuk do të pastrojë ndërgjegjen e tyre.“Durimi im dhe respekti për ligjin nuk duhet të keqkuptohet nga askush se qenka e lehtë të lëshojmë Armandon dhe familjen e tij në dorë të agresorëve. Ndjej keqardhje për kolegët e mi të PS që ia lejuan vetes të nxitohen dhe u bëj thirrje të respektojnë të drejtat e njeriut nëse nuk duan të respektojnë Armando Prengën. Kjo që po ndodh mbi mua dhe familjen time është shkelje flagrante e të drejtave më elementare dhe universale të njeriut. E përsëris jam sulmuar, jam agresuar, jam gjakosur si familje dhe po mbahem i akuzuar pse jam vetëmbrojtur. Askush nuk do të lajë ndërgjegjen duke bërë Armando Prengën kokë turku. Është detyrim dhe përgjegjësi e organeve të hetimit dhe drejtësisë të rikthehet urgjentisht tek ligji dhe ti referohet vetëm ligjit pa ndikime, pa i shërbyer asnjë skenari, aq më pak ti nënshtrohet presionit të një PD që për strategji ka të dobësojë mazhorancën me instrumentalizime të kësaj natyre”.Në përfundim të deklaratës, avokati mbrojtës i deputetit shprehu bindjen se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve do të dalë e vërteta e kësaj historie.“Në orën 19: 30 jemi njoftuar nga Këshilli i Manadateve të Pralamentit ku do të zhvillohet seanca ku do të ballafaqohemi me relacionin për autorizimin e lejimit të arrstimit të deputetit.Mendoj se debati do të jetë publik dhe aty ne do të paraqesim argumentat dhe do të shikojmë për herë të parë provat e montuara dhe që efektivisht nuk kanë asgjë rreth akuzave dhe dyshimeve që ngreihen ndaj deputetit Prenga”.Ne mbledhjen e Keshillit te Mandateve do te jete i pranishem edhe vete deputeti Prenga, i cili do te shoqërohet nga forcat e policise se Tiranes.Avokati: “Sapo dola nga takimi me klientin tim, deputetin Armando Prenga që më ka ngarkuar të bëj një deklaratë për median dhe opinionin publik si deputet i parlamentit të Shqipërisë”.Deklarata e plotë e deputetit Prenga
“Respektova organet hetimore, partinë time dhe kolegët e mi deputetë duke heshtu deri tani. Preferova heshtjen duke arsyetuar në bindjen time se shteti duhet të kryejë detyrën dhe se ekzistojnë të gjitha provat dhe faktet që vërtetojnë që unë Armando Prenga u gjeta me datë 4 shtator 2015 rreth orës 23:00 të mbrëmjes në shoqërinë e sghtetasve Gjon Preni, Luigj Skura dhe Gazmir Jushi pasi kishin parë ndeshjen kombëtare Danimarkë: Shqipëri. Dhe rrugës në kthim, kur makina sapo kishte përshkuar pak km, me një shpëjtësi marramendëse më pret rrugën tërthorazi një automjet Benz C-Class. Nga kjo makinë ka dalë në mënyrë të rrufeshme duke u afruar në krahun tim, një person me një thikë të madhe në dorë duke më kërcënuar për jetën dhe integritetin fizik dhe njëherazi duke kërkuar të hapë xhamin e derës duke fyer dhe sharë apo dalë nga makina. Në këtë moment unë kam njohur se ky person ishte Gjokë Cali dhe duke qenë para një rreziku eventual për jetën dhe integritetin tim, shoqëruar me një sulm të menjëhershëm nga shtetasi Gjokë Cali kam nxjerrë menjëherë pistoletën që disponoj me leje të organeve kompetente dhe kam neutralizuar sulmin duke qëlluar njëherë në ajër. Në këtë moment personi në fjalë ka ikur me vrap dhe ka hedhur thikën.
Pas këtij momenti, tronditur dhe fyer rëndë në ndërgjegjen time kam komunikuar në telefon me vëllain tim Eduard Prenga dhe i kam thënë të shkojë dhe të bëjë denoncimin pranë komisariatit të policisë së Kurbinit, ndërsa unë jam nisur drejt lokalit të shtetasit Gjokë Cali në Patok për tu sqaruar se pse kërcënoi me jetë, duke dashur të më qëllojë me thikë.Duke qenë se nuk gjeta njeri në lokat të Gjokës dhe pasi i thirra disa herë Gjokës të dalë jashtë, bashkë me shokët që isha në makinë u largova dhe shkova te lokali im bar-kafe që është në qendër të qytetit Kurbin. Në lokal kam hyrë sëbashku me shtetasit Gjon Preni, Luigj Skura dhe brenda kishte shumë të tjerë. Unë kam njohur Gani Kurtin, drejtor shkolle, pedagog. Personat që ishin në këtë lokal dhe pas vëllait për të denoncuar këtë fakt të kësaj ngjarje ka shkuar edhe Gazmir Jushi.
Pasi kam qëndruar 10 minuta, ky ka qenë momenti që Gjokë Cali sëbashku me kushurinjtë e tij Nikollë, Gjergj, Françesk dhe Tomë kanë zënë pritë dhe janë përleshur me vëllain tim Eduard dhe persona të tjerë që kanë qenë në afërsi të komisariatit. Fakt i cili u mësua pak minuta pasi qëndruam në lokalin tim. Nga kjo gjë e menduar nga familja dhe fisi Cali ka ndodhur dhe ngjarja tronditëse dhe rrënqethëse midis dy grupeve që unë e them me përgjegjësi dhe moral të pastër qytetar që unë nuk kam pasur asnjë dijeni dhe fakti është se nga kjo përleshje kanë mbetur të plagosur të dy palët. Ndër to të plagosur rëndë me mjete prerëse, shpuese në pjesët jetike të organizmit që mjekohet në Spitalin e Traumës në Tiranë është edhe vëllai im Eduard Prenga dhe shoku i tij Gazmir Jushi dhe persona të tjerë.
Në këtë kohë që ka ndodhur kjo përplasje kemi evidentuar jashtë lokalit grumbullime njerëzish që largoheshin në drejtime të ndryshme që mua dhe shokëve të mi që kanë qenë në lokal si Gjon Preni, Luigj Skura, Gani Kurti dhe shumë të tjerë që policisë dhe prokurorisë as u ka interesuar që ta thonë dhe ta pasqyrojnë këtë realitet, që as janë thirrur dhe as janë pyetur deri në këtë moment që po bëjmë publike këtë deklaratë. Ky qëndrim as më shumë dhe as më pak ka vetëm një qëllim: Dashakeqësi dhe motiv për të lançuar Armando Prengën në shkelje ekstreme të të drejtave dhe lirive themelore që ligji dhe Kushtetuta garantojnë jo vetëm për mua si anëtar i pushtetit më të lartë legjislativ por edhe për çdo qytetar të thjeshtë dhe rendi juridik. Në këtë situatë jam nisur edhe unë me vrap, duke parë se të bërtiturat dhe klithmat e njerëzve po vinin në drejtimin e komisariatit të policisë që është rreth 500 metër larg dhe aty kam parë të plagosur dhe shtrirë në tokë vëllain tim Eduartin, shokun e tij Gazmirin dhe persona të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë në spoitalin e Laçit. Duke qenë se ishin në rrezik për jetën janë transportuar me autoambulancë për në Tiranë, ndërsa unë i kam shoqëruar me njerëzit e mi me makina të tjera.
Pastaj më vonë jam thirrur në Drejtorinë e policisë Tiranë dhe kam dhënë shpjegime si person që jep të dhëna të dobishme rreth orës 02:30 ku kam thënë pa pikë dhe presje këto që po them sot. Në orën 12:30 të datës 5 shtator më është komunikuar proçesverbali i arrestimit në flagrancë, për atë që dyshohet ua përsëris që nuk ka asnjë lidhje me mua, apo me armën që posedoj dhe mësova se ka edhe një plagosje fare të lehtë në një prej vëllezërve Cali.
Unë nuk e di nëse ata përveç thikave kanë pasur dhe armë dhe në përleshje dhe sipër mund të jenë vetëplagosur pasi ngjarja ka ndodhur në errësirë. Mund të deklaroj me përgjegjësi të plotë që arma ime nuk ka qëlluar askënd në ambientet e komisariatit dhe nuk është përdorur veç asaj që thashë. E gjej veten sot, pasi më është bllokuar rruga, më është kërcënuar jeta, pasi familja ime u gjakos, madje roja e Lagunës sot me datë 6 shtator është dhunuar barbarisht nga të afërm të familjes Cali dhe si po i fryhet këtij zjarri nga pozita dhe opozita po u jepet shkas dhe rrugë tragjedive të pamenduara dhe të pakontrolluara, duke mos mjaftuar koka ime që partia ime ma ka futur në gijotinë. Madje dhe politika, si pozita dhe opozita nuk kanë thënë asgjë se vëllai tim dhe shokut të tij u kullojnë plagët gjak dhe në vend të normalizojnë gjendjen shteti dhe opozita po i fuzin benzinë zjarrit që të shtojnë gjakderdhjen si rasti i freskët i sotmi.
Është e vërtetë që familja Cali ka pretendime dhe një konflikt gjyqësor me një përfundim kontratë-qeraje në Lagunën e Patokut, por këtë e ka me institucionet shtetërore dhe jo familjen time. Sidoqoftë dhe çfarëdoqoftë pretendimi i tyre kjo nuk justifikon që të agresojë në këtë mënyrë mua dhe familjen time. Nga ana tjetër unë nuk do të lejoj askën të shfrytëzojë një sherr apo konflikt banal shkaktuar nga injoranca e pretenduesve të familjes Cali, të cilët janë agresorë të dhunshëm mbi mua dhe familjen time që të ndërtojë sot një skenar për të njollosur emrin tim, për të devijuar pistën e hetimit dhe për të bërë propagandë dhe politikë me një gjakderdhje.
Durimi im dhe respekti për ligjin nuk duhet të keqkuptohet nga askush se qenka e lehtë të lëshojmë Armandon dhe familjen e tij në dorë të agresorëve. Ndjej keqardhje për kolegët e mi të PS që ia lejuan vetes të nxitohen dhe u bëj thirrje të respektojnë të drejtat e njeriut nëse nuk duan të respektojnë Armando Prengën. Kjo që po ndodh mbi mua dhe familjen time është shkelje flagrante e të drejtave më elementare dhe universale të njeriut. E përsëris jam sulmuar, jam agresuar, jam gjakosur si familje dhe po mbahem i akuzuar pse jam vetëmbrojtur. Askush nuk do të lajë ndërgjegjen duke bërë Armando Prengën kokë turku. Është detyrim dhe përgjegjësi e organeve të hetimit dhe drejtësisë të rikthehet urgjentisht tek ligji dhe ti referohet vetëm ligjit pa ndikime, pa i shërbyer asnjë skenari, aq më pak ti nënshtrohet presionit të një PD që për strategji ka të dobësojë mazhorancën me instrumentalizime të kësaj natyre.