Sot Shqipëri-Portugali, 1000 policë ruajnë mbarëvajtjen e ndeshjes

Policia e Shtetit bën publike masat e sigurisë për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri- Portugali që do të mbahet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”Policia e Shtetit do të angazhojë rreth 1.000 forca policore, për të garantuar ndeshjen e Kombëtares, duke përfshirë Policinë lokale, FNSH, RENEA, njësitë antieksploziv, Policinë Rrugore dhe Policinë kriminale.Kapaciteti mbajtës i stadiumit “Elbasan Arena” është 12.747 persona, me 15 porta hyrje në stadium. Ne parashikojmë që në çdo 1 orë, në secilën prej hyrjeve të hyjnë rreth 720 persona.Subjekti që kontrollon hyrjet në stadium ka një personel prej 130 personash.Për kontrollin e tifozëve, biletave, sende të forta si dhe orientimin e personave janë përcaktuar 7 pika hyrëse të cilat do menaxhohen nga forcat e policisë.Nga ana e policisë është bërë rigonicioni nga toka dhe ajri i stadiumit ,ambienteve përreth dhe i rrugëve të afrimit në stadium duke përcaktuar pika kontrolli që do të shërbejnë për monitorimin e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.Përgjatë rrugëve që çojnë në stadium, do të ketë pika kontrolli me punonjës policie të FNSH, si edhe për shoqërimin në distancë dhe në afërsi të grupeve të tifozëve që do të vijnë nga drejtime të ndryshme për në stadium.Në të gjitha pikat e hyrjes në stadium, në rast prishje të rendit apo krijimit të konfuzionit gjatë hyrjes së sportdashësve, do të jenë jenë punonjës policie të FNSH të gatshëm në çdo pikë hyrëse.Një ndër elementët më të veçantë të sigurisë, janë biletat e personalizuara me emrin e çdo personi që kërkon të hyjë në stadium.Ndaj është e detyrueshme që çdo qytetar që kërkon të hyjë në stadium me biletë, të ketë me vete edhe dokument identifikimi, Kartë Identiteti ose Pasaportë.Gjithashtu është e nevojshme që sportdashësit të paraqiten në stadium 3 orë para fillimit të ndeshjes.Tifozët nuk do të marrin me veteNë   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit. Ata nuk do të marrin me vetea) sende të fortab) shishe (të cfarëdolloji)c) fishekzjarreRruget ku do te bllokohet levizja-Do të bllokohet shëtitorja nga Stadiumi deri tek 1 maji-Nga Bashkia deri në dalje  të  Unazës-Nuk do të lejohen parkimet në  sheshin përpara Pallatit Sportit-Nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës-Nuk do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve para-Nga Bulevardi  kryesor   deri  në  Stadium  do   të  ndërpritet    dhe   nuk   do të  lejohet   hyrja   e mjeteve.Të  gjitha  lokalet   në  afërsi  të  Stadiumit  nga  ora   12:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes  do të jenë të  mbyllura