Në Sarandë anijet ndotin bregdetin, ankohen pushuesit
Derdhjet e karburantit në det nga anijet e ankoruara në portin e qytetit po ndotin ambjentin dhe po largojnë pushuesit nga plazhi.Plazhi i ri i qytetin e Sarandës po ndotet nga anijet që ankorohen pranë portit. Derdhjet e mjeteve motorike janë bërë në mënyrë të përsëritur, ndaj të shqetësuar pushuesit kanë telefuanuar uniformat blu për t'i vënë në dijeni të ngjarjes së shëmtuar.“S’është herë e parë. U bëra sterrë e zezë. Lajmëruan policinë të tjerët dhe erdhi” thotë një plazhiste.“Kjo ndotje ka prej një jave, por sot është më alarmante situata” thotë një plazhist tjetër.Në portin e Sarandës u paraqitën inspektorët e DSHP të qytetit dhe inspektoriati i mjedisit të cilët bënë matjet përkatëse duke marrë mostra nga uji i ndotur i detit, ndërsa pushuesit po largohen nga plazhi për shkak të papastërtisë.“Këto anije marrin vajin e djegur të motorëve dhe e hedhin në det. Shko në Korfuz e shiko a e hedhin në det?! Gjysma e plazhit këtu është boshatisur” thotë një tjetër plazhisht.Në ambientet e porti detar ka kamera të cilët vëzhgojnë të gjithë sipërfaqen dhe që me urdhër të prokurorisë mund të kqyret se kush derdh në det mbetjet e karburantit.
/Oranews.tv/