Rama: Urgjent t'i heqim imunitetin Armando Prengës, deputeti ka punë me drejtesinë
Kur mbesin vetëm 5 orë nga mbledhja e Këshillit të Rregullores e Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për autorizimin e arrestimit të deputetit socialist Armando Prenga reagon kryeministri Edi Rama.Përmes një postimi online në rrjetet sociale kryeministri përshëndet prokurorinë dhe kërkon heqjen urgjente të imunitetit për deputetin që ka punë me drejtësinë."Pershendes prokurorine tani te heqim urgjent imunitetin e deputetit qe ka pune me drejtesine! #ToleranceZero per kedoqofte qe shkel ligjin" shkruan Rama ne nje postim online.[caption id="attachment_574992" align="alignnone" width="496"]
Postimi i Rames ne Facebook[/caption] Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi sot Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga. Mbi bazën e veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria ka krijuar dyshime se deputeti plagosi me armën pa leje Tom Calin, si dhe kanosi duke u drejtuar pistoletën personave që shoqëronin Gjok Calin para Komisariatit të Policisë Kurbin. Ky i fundit kishte shkuar për të bërë denoncim se ishte goditur nga deputeti në Patok.Lexoni me shume: Mbërrin në Kuvend autorizimi për arrestimin, Prokuroria: Prenga plagosi me armë pa lejeDeputeti u arrestua pasi u përfshi në përplasjen me armë të ftohta dhe armë zjarri mes dy familjeve Cali e Prenga para komisariatit të Laçit. Nga përplasja mbetën 7 të plagosur, 6 u arrestuan, mes tyre dhe deputeti Prenga./Oranews.tv/