4 të plagosurit në spitalin e Traumës, Mjekët: Gjendja e tyre është stabilizuar

4 personat e plagosur në konflikin në Laç, ndodhen ende në spitalin e traumës dhe gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. Mjekët e thonë se paramentart e tyre jetësorë gjatë natës kanë qënë normale dhe gjendja eshtë stabilizuar.Në shërbimin e kirugjisë nën kujdesin e mjekëve Eduart Prenga, i plagosur me mjete prerëse . nën mbikqyrje të rreptë të mjekëve të këtij sptiali janë Tomë dhe Nikollë Çali, të plagosur me armë zjarri.  Ndërsa për 39 vjeçarin Gazmir Jushi, mjekët thonë se gjendja e tij është stabël.Në spitalin universitar të traumës ka prezentë të familjarëve të pacientëve por FNSH dhe policia po ashtu në bashkëpunim me mjekët kontrollojnë hyrje-daljet e familjarëve të pacientëve për të shmangur çdo tension apo insident të 2 familjeve Prenga dhe Çali në ambjentet spitalore.Edhe pse mjekët nuk mund të velerësojnë për momentin daljen e pacientëve, Prenga dhe Jushi pritet të lënë spitalin më heret pasi dëmtimet kanë qënë më të lehta.spitali i tramuese /Oranews.tv/