Interesat e depozitave në minimum,ndikon ulja e kostos së lekut nga BSH

Interesat e depozitave kanë pësuar një tjetër rënie në korrik, duke prekur minimumet historike dhe duke qenë rreth 1.3% sa është edhe niveli i inflacionit. Kjo do të thotë se depozituesit shqiptarë nuk po përfitojnë nga kursimet e tyre të mbyllura në banka, por thjesht t’iu kompensohet rritja e çmimeve. Rënie kanë pësuar edhe interesat e kredive, por me ritme më të ngadalta. Rënia e interesave është pasojë e politikës lehtësuese të Bankës së Shqipërisë që ka nisur që në shtator 2011.Interesi mesatar i depozitave ka rënë në minimumet historike në korrik, duke vijuar trendin e muajve të mëparshëm.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në korrik interesi mesatar i depozitave zbriti në 1.34% nga 1.44% që ishte në qershor.Rënie kanë shënuar në të gjitha maturitetet, që nga depozitat 1 mujore deri në ato 60 mujore.Interesi i depozitave ka zbritur aktualisht në nivelin e inflacionit që për korrikun ka enë 1.3% dhe duke bërë që depozituesit shqiptarë të mos përfitojnë nga kursimet e tyre të mbyllura në banka, por thjesht t’iu kompensohet rritja e çmimeve.Rënia e interesave të depozitave vijon tashmë që prej shtatorit të vitit 2011, atëherë kur Banka e shqipërisë nisi të zbatojë një politikë monetare lehtësuese, duke ulur koston e lekut.Paralelisht me depozitat, kanë rënë edhe interesat e kredive, por ky trend ka qenë më i ngadaltë. Në korrik interesi mesatar për kreditë e reja arriti në 7.9% nga 8.4% që ishte në qershor.Por kjo nuk ka ndikuar që të zgjidhet ngërçi i kredive, pasi në korrik kredia për ekonominë pësoi një rënie me 0.2% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.Ulja më e ndjeshme e interesave të depozitave kundrejt kredive ka rritur diferencën mes tyre, një tregues ky se bankat perceptojnë një risk më të lartë.