Lufta ndaj informalitetit, qytetarët "pushtojnë" edhe zyrat e liçensimit

Një ditë pas nisjes së aksionit kundër informalitetit, fluks quytetarësh janë shënuar edhe në zyrat e liçensimit pas atij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Në kryeqytet pritja nis që prej orëve të para të mëngjesit.Nisja e fushatës kundër informalitetit shton rradhët edhe në Qendrën Kombëtare të Liçensimit në kryeqytet.Fluksi i qytetarëtve që presin në rradhë për të liçensuar bizneset është i lartë. Pritja vijon me orë të gjata.Qytetari:Kemi ardhur që në mëngjes, shkojmë për të marrë biletën, nuk ka bileta.Duhet të vijmë nesër si për radhën e qumështit njëherë e një kohë, të marrim biletën, pastaj niptin.Qytetari: Prej në orën 04:00 jemi këtu.Qytetarët thonë se liçensa që kërkojnë është për biznes të ri, duke hedhur poshtë idenë se kanë operuar në treg informal.Qytetarja: Jemi të interesuar por jo se kemi qenë me aktivitet më përpara. Vajza e ka, ka qenë punëtore dhe do të hapë aktivitetin e saj për herë të parë më vete.Qytetari: E kam biznes të ri, i vogël sigurisht. Të futemi me rregulla dhe të shohim.E megjithë këto deklarata, dyshimet janë të forta, pasi rradhë të tilla për të marrë një liçensë nuk janë parë më herët as në zyrat e regjistrimit dhe as në ato të liçensimit.