Imazhe shokuese të dramës së emigrantëve: Një fëmijë sirian i pajetë në breg

Disa imazhe tregojnë tragjedinë e emigrantëve më shumë se një një mijë fjalë.Ndërsa debati në nivel europian vijon me ngadalësinë e saj numri i personave që vazhdojnë të largohen sidomos nga Siria nuk ndalet. Nuk ndalet as numri i të vdekurve të cilët humbin jetën në tentativën për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian me çdo mjet .Fotoja e një fëmije i shtrirë pa jetë në një plazh të Bodrumit në Turqi tregon dramën e pandalshme të cilës liderët europian deri sot i janë përgjigjur me fjalë të pakuptimta.Zyrtarët turq informuan se 12 persona gjetën vdekjen pasi dy varka me 23 emigrantë në total u përmbys në gadishullin e Bodrumit. Mes të vdekurve ishin 5 fëmijë dhe një grua. 7 të tjerë shpëtuan ndërsa dy të tjerë arritën në breg me jelek shpëtimi. Shpresat për të gjetur 2 persona ende të zhdukur po shuhen.Ishulli Kos në Greqi, i vendosur në pjesën juglindore të Detit Egje dhe që gjendet në një distancë të shkurtër me brigjet e Turqisë është kthyer në një pikë shpëtimi për mijëra emigrantë sirianë që duan të arrijnë në Siri. Më shumë se 2500 refugjatë, zbarkuan në ishullin Lesbos të mërkurën, 2 shtator.Ndërsa 15 mijë të tjerë presin të shkojnë në Athinë me tragete më pas të vijojnë rrugëtimin drejt Maqedonisë, Seribisë, Hungarisë dhe Gjermanisë.Media ndërkombëtare si "The Indipendent", "The Guardian", "Huffington Post" kanë vendosur të publikojnë imazhet ndonëse të rënda sepse fjalët nuk mjaftojnë për të treguar realitetin dramatik në të cilën po përballen emigrantët nga SiriaNëse foto të tilla tronditëse si e këtij fëmije sirian i gjetur i vdekur në breg të detit nuk ndryshon qëndrimin e Europës për refugjatët atëherë çfarë duhet?[caption id="attachment_572812" align="alignnone" width="620"]Nje polic turk prane trupit te pajete te vogelushit Nje polic turk prane trupit te pajete te vogelushit[/caption] [caption id="attachment_572815" align="alignnone" width="640"]Nje polic turk prane trupit te pajete te vogelushit Policet turk prane trupit te pajete te vogelushit[/caption] slide_449680_6004604_compressed