Mbyllet sezoni turistik në Shiqpëri, Ministria e turizmit: Rritet me 25% numri i turistëve
TURIZMI NË SHQIPËRIMinistria e turizmit: Rritet me 25% numri i turistëvePopa: Subjektet private abuzuan me cmimetPopa: Problem mungesa e dritave dhe ujit Krahasuar me një vit më parë Shqipëria numëron 25% më shumë turistë nga e gjithë botaSonia Popa: “Ka patur një rritje të madhe të turistëve kosovarë, gati 50% se një vit më parë. Por jo vetëm, edhe struktura e turizmit ka ndryshuar se ka dhe shumë turistë që vijnë nga shtetet e tjera”Por edhe pse numri i vizitorëve të huaj është rritur edhe këtë vit ata u përballën në zonat turistike me mjaft problematika të cilat dëmtojnë imazhin e vendit:Soni Popa: “Për qendrat shëndetsore ka pasur një përmirësim të shërbimit. Për energjinë elektrike ka pasur probleme. Duhet korrigjuar sa më shpejt sepse ndikon në krijimin e një imazhi jo të mirë”.Drejtoresha e turizmit në ministrinë e tregtisë Sonia Popa thekson se subjektet private kanë abuzuar me cmimet, duke I mbajtur ne nivele te larta.Soni Popa: “Çmimet në Shqipëri janë më të larta se ajo që ofrojnë dhe nuk përputhen me nivelin e shërbimit që ofrojmë. Ne akoma nuk e kemi këtë përputhje, kemi shumë punë për të bërë”.Ndryshe nga vitet e kaluara për drejtoreshën e turizmit positiv mbetet fakti se Shqipëria është zgjedhur si destinacion turistik edhe nga mjaft shtetas grek vendi i te cileve konkurozn fuqishem ne tregun rajonal me turizmin.
/Oranews.tv/