“Adopto një çerdhe”, Veliaj nderon me mirënjohjen e qytetit 31 sipërmarrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2015, 20:10
31 sipërmarrësit që adoptuan një çerdhe në kryeqytet morën morën një falenderim të veçantë nga kryebashkiaku Erion Veliaj duke i nderuar me medaljen e mirënjohjes së qytetit.Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, u shpreh se kontributi i këtyre biznesmenëve kap shifrën e 2 milion dollarëve.Veliaj: “Unë besoj që mirënjohja e qytetit nuk është një qokë për vizitorin e radhës. Mirënjohja e qytetit shkon për të gjithë ata njerëz që qytetarët e Tiranës u thonë, Faleminderit. Dhe në këtë rast mirënjohja e qytetit shkon për ata 31sipërmarrës”.Më herët Kryebashkiaku mblodhi administratorët për tu përcjellë porositë e fundit përpara nisjes së aksionit për pastrimin e qytetit.