Rekord kërkesash për azil, Gjermania ndryshime kushtetuese për krizën

Reformë kushtetuese për menaxhimin e krizës së emigrantëve. Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere në kudër të situatës së vështirë që po kalon Gjermania dhe e gjithë Europa.Sipas tij, një ndryshim kushtetues i cili do të forconte bashkepunimin mes institucioneve shteterore dhe autoriteteve lokale do të ishte një lehtësim dhe ndihmë e madhe në krizëne rëndë të klandestinëve.E përkthyer ndryshe, sipas de Maizer, qeveria federale duhet t’iu dërgojë komunave apo bashkive një fond të posaçëm dhe të drejtpërdrejtë për refugjatët.Megjithatë, pavarësisht debateve mes forcave politike në Gjermani, kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se politikat e emigracionit nuk do të ndryshojnë në vend.Vetëm në muajin gusht në Gjermani kanë kërkuar azil 104.460 persona. Sipas Ministres gjermane për Çështje Evropiane, Emila Muller,rreth një e treta e të gjithë emigrantëve të arritur në Gjermani kanë kanë ardhur gjatë muajit gusht.Që nga janari deri në gusht të këtij viti në Gjermani janë regjistruar rreth 413.535 azilkërkues, si pjesë e sisitemi gjerman "Easy System."Ky sistem është përdorur për regjistrimin fillestar të emigrantëve dhe refugjatëve që vijnë në Gjermani.Gjermania pret që deri në fund të këtij viti, rreth 800.000 emigrantë të aplikojnë për azil, shifër shumë më e lartë se ajo e vitit të kaluar.Evropa po përballet me krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ende nuk po gjejnë zgjidhje të përbashkët.Mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë humbur jetën gjatë udhëtimeve të rrezikshme si në vijë detare ashtu edhe tokësore.