Ndalohet aktiviteti minerar në një pjesë të zonës D në Bulqizë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2015, 14:04
Pas tragjedisë të fundit në minierën e Selishtës në Dibër, ku humbën jetën dy kushërinj qeveria përcakton 62 zonat e rrezikshme minerare , kryesisht në Bulqizë dhe në Batër, në të cilat do të jenë të ndaluara dhënia e lejeve dhe ushtrimi i aktivitetit minerar.Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri doli sot në një konferencë për shtyp për të bërë publike vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave, sot, 2 shtator 2015.Gjithashtu mësohet se në koordinim me Policinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Punës do të bëhet monitorimi i këtyre zonave të rrezikshme që të ndalohet çdo aktivitet ilegal që cënon jetën e qytetarëve.Damian Gjiknuri: "Vendimi rishikon dhe përcakton 62 zonat e rrezikshme minerare, kryesisht në Bulqizë dhe Batër, në të cilat do të jetë e ndaluar dhënia e lejeve dhe ushtrimi i aktivitetit minerar. Konkretisht, në rajonin krommbajtës të Bulqizës, do të ndalohet ushtrimi i aktivitetit minerar në një pjesë të Zonës D e cila konsiderohet me rrezikshmëri për jetën.
/OraNews.tv/
Përcaktimi i zonave të rrezikshme do rrisë sigurinë për jetën e minatorëve. Do të revokohen tërësisht lejet kur zonat tyre të shfrytëzimit janë vendosur në pjesën më të madhe mbi zonën e rrezikshme. Gjithashtu, do revokohen pjesërisht lejet kur zonat e tyre të shfrytëzimit janë vendosur një pjesë mbi zonën e rrezikshme.
Do revokohen 198 leje shfrytëzimi- Në total, janë rreth 18 leje shfrytëzimi të cilat do të revokohen duke patur si objektiv kryesor rritjen e sigurisë në punë dhe ndalimin e aktivitetit në pjesën e rrezikshme.
Gjiknuri bën bilancin kur opozita ishte në qeveri dhe maxhoranca sotRivendosja e ligjshmërisë në sektorin minerar sipas zotit Gjiknuri, është një proces i vështirë kjo dhe si pasoje e situatës së trashëguar ndër vite.Damian Gjiknuri: "Në vitin 2005 rezultonin rreth 430 leje minerare aktive. Para dy vitesh, kur ne erdhëm në drejtim të vendit, gjetëm rreth 800 leje minerare të lëshuara, jashtë çdo lloj kontrolli shtetëror.Cënoi themelet e sigurisë në punë, mbolli konflikte të cilat e kthyen kryesisht Bulqizën në “Far West”-in shqiptar, çka rëndoi edhe më keq bilancin e viktimave brenda e jashtë minierave.Revokuam mbi 200 leje minerare të cilat nuk respektonin kriteret e sigurisë dhe nuk shlyenin detyrimet që kishin ndaj shtetit ndërsa janë në procedurë heqjeje edhe 32 të tjera.Janë pezulluar pjesërisht në aktivitetin e tyre qindra subjekte të tjera deri në plotësimin e kushteve të sigurisë.Janë mbyllur 119 galeri të braktisura dhe për vitin 2015 janë planifikuar të mbyllën 64 galeri të tjera.Ulëm me 5 vjet moshën e daljes në pension apo dyfishimin e pensioneve për 3840 minatorë.
/OraNews.tv/