Qeveria miraton 4 milion lekë për kurimin e deputetit të PD-së

Qeveria shqiptare ka marrë përsipër kurimin e deputetit demokrat Alban Zeneli, duke i akorduar 4 milion lekë.Vendimi për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të deputetit u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.Sipas VKM-së Nr.711 datë 26.8.2015, është miratuar fondi në masën 4 000 000 (katër milionë) lekë të reja për kurimin e deputetit të Partisë Demokratike në Qarkun e Kukësit.Sipas vendimit, ky fond do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit. Ndërkohë që nuk dihet akoma nga cila sëmundje vuan ligjvënësi shqiptar.