Aksioni ndaj informalitetit, BSH pret ndikim në gjallërimin e ekonomisë
Lufta e qeverise ndaj informalitetit merr vlerësimin e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori, Gent Sejko, deklaroi se informaliteti në ekonominë shqiptare është më i larti në rajon dhe tha se çdo nismë kundër tij do të sillte ndikime pozitive në ekonomi. Sipas kreut të Bankës Qendrore efektet që priten nga kjo nismë jane rritja e kreditimit dhe zhvillimi i tregjeve të kapitalit.Lufta ndaj informalitetit do të rrisë kreditimin dhe do të zhvillojë tregjet e kapitalit. Ky ishte vlerësimi i guvernatorit të Bankës së Shipërisë, Gent Sejko, për aksionin qe synon formalizimin e ekonomisë shqiptare.Sipas kreut të Bankës Qendrore informaliteti në ekonominë shqiptare është i ekzagjeruar.Sejko: "Në Shqipëri çdo nisëm, çdo operacion dhe aksion në luftën kundër informalitetit vlerësohet pozitivisht. infprmaliteti ëhstë një fenomen i cili në Shqipëri ka qenë i ekzagjeruar edhe në raport me vendet e tjera të rajonit, pasi informalitet ka dhe në vendet e tjera të rajonit".Guvernatori deklaroi se inflacioni do vijojë të jetë nën objektivin e Bankës së Shqipërisë për 2015 si pasojë e konsumit të dobët.Rikthimi i tij në objektiv pritet të realizohet vetëm në fund të 2017.Sejko: "Nga këndvështrimi makroekonomik, inflacioni i ulët pasqyron efektin e një kërkese të zbehtë agregate dhe nivelin e ulët të çmimeve të artikujve bazë dhe të konsumit në tregjet botërore. Ndikimi i këtyre faktorëve do të vazhdojë të jetë i pranishëm në horizontin afatshkurtër. Inflacioni mesatar i vitit 2015 pritet të luhatet rreth nivelit 1.9%. Megjithatë, parashikimet tona afatmesme për inflacionin nuk kanë ndryshuar. Sipas tyre, inflacioni do të vazhdojë të rritet më tej gjatë dy viteve të ardhshme dhe do të kthehet në mënyrë të qëndrueshme në objektivin tonë prej 3% rreth fundit të vitit 2017".Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.0%.