Hyseni: Statuti i Asociacionit miratohet në Kuvendin e Kosovës
Hyseni: Statuti i Asociacionit miratohet në Kuvendin e KosovësPrishtinë, 2 shtator 2015 - Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni bëhet zyrtari i parë qeveritar që deklaron se Kuvendi do të thotë fjalën e tij për marrëveshjet e reja me Serbinë.Teksa kryeministri Mustafa e ministrja për Dialog, Edita Tahiri kanë thënë se Kuvendi e ka kryer punën në vitin 2013, Hyseni beson se ka ende punë për të.“Nuk do të lejojmë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, prandaj po e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Gjithashtu, kur të shkruhet statuti i Asociacionit, atë do ta dërgojmë në Kuvendin e Kosovës për ta miratuar”, ka thënë Hyseni në emisionin Interaktiv në KTV.Ai tha se Asociacioni është rrjedhojë e Pakos së Ahtisaarit, me të cilën u shpall pavarësia e Kosovës.Ministri i Brendshëm ka hedhur poshtë zërat për destabilitet apo gjakderdhje për shkak të krijimit të Asociacionit.Lidhur me kritikat e kundërshtimet e opozitës Hyseni tha:“Nëse unë besoj që e po e bëj punën time mirë, 5 pare nuk i japë çka thonë njerëzit.Ai e ka arsyetuar fjalorin e kryeministrit Mustafa duke thënë se opozita ia ka tepruar me atakimin e familjes së tij.Ai tha se policia nuk mund të lejonte afrimin e aktivistëve të Vetëvendosjes tek shtëpia e kryeministrit Mustafa për shkak të rrezikshmërisë. /Marrë nga QIK/