Emigrantët në shinat e trenit në La Mansh, bllokohen pasagjerët për disa orë

Qindra pasagjerë kanë pritur për disa orë rresht në trenat e shpejtësisë së lartë Eurostar, pas lajmit se qindra refugjatë kishin bllokuar shinat e hekurudhës drejt tunelit të Lamanshit në përpjekje për të hipur në bord.Sipas njoftimit të vetë Eurostar dhe pas bllokimit disa-orësh, tre nga trenat u nisën drejt Londrës mëngjesin e të mërkurës ndërsa 2 të tjerë u kthyen në stacionet e tyre të nisjes në Londër dhe Paris.Eurostar kishte njoftuar më herët në Twitter se po mbante në stacion trenat e saj pasi shinat ishin bllokuar nga emigrantët në stacionin e Kalesë, derisa këta të fundit u lëvizën nga policia."Ne pritëm për të hyrë në tunel. Na thanë që tuneli ishte i zënë, i mbushur me njerëz dhe pritëm. Mendoj se pritëm rreth 2 orë e gjysmë ose ndoshta 3 dhe pastaj na thanë se duhet të kthehemi mbrapsht në Londër" tha një pasagjere teksa u rikthy në stacionin saint pancras në Londër.Mediat lokale raportuan se pasagjerët që kishin bllokuar hekurudhën ishin emigrantë, që përpiqeshin të kalonin në Mbretërinë e Bashkuar përmes Eurotunel."na thanë se ka njerëz në tunel. Sna thanë konkretisht për cfarë bëhej fjalë" tha një tjetër pasagjer, i cili theksoi gjithashtu se ishte i lodhur me këtë situatë. Autoritetet kishin hequr edhe energjinë elektrike në tunel ndërsa qindra emigrantë zunë shinat duke u ulur mbi to. Qindra pasagjerë në pritje për të udhëtuar drejt Parisit, mbetën gjithashtu në pritje, të detyruar të qëndrojnë në hotele, deri në pastrimin e tunelit.2BE5535B00000578-3219104-image-a-68_1441182062698 2BE567E500000578-3219104-image-a-67_1441182051160 2BE55B3500000578-3219104-image-a-66_1441182035103 2BE4BA0400000578-3219104-image-a-65_1441182004752 2BE4BB5100000578-3219104-image-a-64_1441181996501 2BE5D1B700000578-3219104-image-a-82_1441184165413