Meksikë, autobusi bie nga 100 metra lartësi, 12 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2013, 09:18
Të paktën 12 njerëz vdiqën dhe 14 të tjerë u plagosën kur një autobus ra nga një lartësi prej 100 metrash në Veracruz të Meksikës.Viktimat ishin 8 burra dhe 4 gra. Të plagosurit u dërguan në spitalin lokal në Jalapa. Mes të plagosurve janë dhe dy fëmijë, përkatësisht 4 dhe 5 vjeç.Në momentin e aksidenti në atë zona ka pasur një mjegull të dendur. Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.