Kërcënimet për luftë, Koreja e Jugut i përgjigjet Veriut
Korea e jugut ka premtuar një “përgjigje të fortë” ndaj agresionit të mundshëm të Koresë së Veriut.Në një fjalim drejtuar zyrtarëve të mbrojtjes, presidenti Park Geun-hye ka thënë se kërcënimet e Koresë së Veriut duhen marrë “shumë seriozisht”.Veriu bëri të ditur të shtunën se ka hyrë në gjendje lufte me Jugun, ndërsa të dielën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar ushtarë në Korenë e Jugut.“Nëse do të ketë provokime ndaj vendit dhe popullit tim, do të përgjigjemi ashpër në luftime dhe nuk do të merremi me diplomaci”, theksoi presidenti koreano-jugor.Korea e Veriut është shprehur e gatshme për të goditur edhe bazat amerikane në Japoni, në rastin e një lufte në gadishullin korean.Lajmi raportohet në të përditshmen e Partisë së Punëtorëve, “Rodong Sinmun”, që flet për bazat e Misauas, Jokosukas dhe Okinauas.