Përmirësohet gjendja shëndetësore e Mandelës

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është përmirësuar.94-vjeçari, ka kaluar ditën e katërt të tij në spital, ku është duke u trajtuar pas problemeve që ka pasur në frymëmarrjeZyra e presidentit, Jakob Zuma, nëpërmjet një deklaratë ka shpjeguar se mjekët kanë raportuar se gjendje e Mandelës është duke u përmirësuar.Besimtarët në të gjithë Afrikën e Jugut të dielën, janë lutur për Mandelën.Me miliona afrikanojugorë u lutën për shëndetin e heroit të tyre kombëtar, Nelson Mandela, ndërsa kishat në të gjithë vendin përfshijnë lutjet për 94-vjeçarin në meshën e tyre të Pashkëve.Me qindra mijëra persona u grumbulluan në kishën e “Regina Mundi” në Soveto, një simbol i luftës kundër aparteidit, mbizotërimit të pakicës së bardhë, ndaj shumicës me ngjyrë në Afrikën e Jugut.Presidenti i parë pas fitimit të demokracisë, Mandela vuajti 27 vite burg, duke u shndërruar në një simbol të luftës për barazi shoqërore dhe demokraci.Prej disa vitesh, presidenti i parë me ngjyrë në vendin ish-koloni britanike, Mandela është tërhequr nga jeta publike në Afrikën e Jugut, për shkak të problemeve të tij shëndetësore.