Qipro, të pasurit humbasin 60 përqind të pasurisë
Qiproja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas largimit të rrezikut nga falimentimi. Masat e imponuara nga Bashkimi Europian dhe FMN për lëvrimin e ndihmave ka bërë që ata klientë që në depozitat e tyre kanë më shumë se 100 mijë euro, të humbasin rreth 60 për qind të kursimeve të tyre.Banka qëndrore e vendit njoftoi se 37.5% e depozitave mbi 100 mijë euro do të transformohen në aksione e deri në 22.5% do të shkojnë në një fond mbi të cilin nuk do të paguhen interesa e që mund të jetë subjekt i fshirjeve të tjera.Pjesa prej 40 për qind e mbetur e parave do të mbahet me interes, por që nuk do të paguhet derisa Banka të marrë veten e të ketë një performancë të mirë.Ata që do të humbasin më shumë duket se janë klientët e huaj të pasur, që për vite me radhë e kanë zhfrytëzuar Qipron për të mbajtur llogaritë e tyre bankare. Shumica e këtyre klientëve rusë do të humbin shuma të mëdha parash, madje nga edhe nga ata që thonë se kjo masë e imponuar nga BE dhe FMN është pikërish për këta klentë që dyshohen se pastrojnë para në shtetin ishull.Ndërkohë Banka Qendrore e Qiproska lehtësuar kufizimet e vendosura pas marrëveshjes së dorëzanisë, duke lejuar përdorimin normal të kartave të kreditit dhe debitit për pagesat e brendshme.Limiti i shpenzimit të 5000 eurove për person për blerje jashtë kufijve vazhdon megjithatë të mbetet në fuqi, me qëllimin që të frenohet rrjedhja e kapitalit. Tërheqjet e përditshme vazhdojnë të mbeten të kufizuara në 300 euro, konvertimi i çeqeve është i ndaluar dhe transaksionet e bizneseve nuk duhet të kapërcejnë 5000 eurot në ditë. Kush largohet nga vendi nuk mund të marrë më shumë se 1000 euro me vete. Sipas ministrit të Jashtëm, Loannis Kasoulides, kufizimet do të zbuten gradualisht gjatë muajit prill.