Indi, nis gjyqi për të akuzuarit për përdhunim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2013, 17:30
Në një gjykatë në Nju Delhi të Indisë ka filluar procesi gjyqësor për gjashtë persona të akuzuar për përdhunim dhe vjedhjen e një shtetase zvicerane.Mbrëmë, gjykata ka dëgjuar dy dëshmitarë të prokurorisë, para se të shtyhej procesi.Çifti zviceran nuk ishte i pranishëm në hapje të procesit.Bashkëshorti ishte lidhur, ndërsa gruaja e tij ishte përdhunuar nga grupi, më 15 të këtij muaji.Katër prej gjashtë personave akuzohen për përdhunim, ndërsa dy të tjerët për vjedhje dhe sulm.Incidenti ndodhi tre muaj pasi një grup e kishte përdhunuar një studente në Nju Delhi.