Gazeta greke Kathimerini: BE nuk e do zgjerimin

Bashkimi Europian nuk është i interesuar për zgjerimin, në një kohë kur kriza ekonomike po trondit vendet anëtare."Duket paradoksale përfshirja e Europës Juglindore, ndërsa Brukseli është i tronditur" shkruan gazeta greke Kathimerini.Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fule ka shkuar në Beograd, Shkup dhe Tiranë me misionin e zgjerimit shkruan gazeta, por kjo duket si anekdotë  kur shumë banorë  të pallatit evropian janë në krizë.Në kushte të tjera ekonomike dhe politike, zgjerimi nuk do të jetë një problem.Ekonomia evropiane mund të përballojë  ngarkesën e vendeve të varfëra  dhe të dobëta të Evropës Juglindore  që ato të jenë pjesë e BE edhe për arsye gjeopolitike.  Do të duhej një mrekulli që këta banorë të rinj  të përshtaten me rregullat apo  edhe të kontribuojnë  në tenxhere të përbashkët" thekson gazeta Kathimerini.Një tjetër pyetje që nga gazeta grek është se kush do të bind gjermanët, holandezët, danezët, finlandezët dhe francez për të future dorën në xhep me qëllim që Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi të bëhen pjesë e familjes evropiane, por që njihen si vende ku ekonomitë dhe strukturat shtetërore janë larg realitetit evropian.Sipas të përditshmes greke komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle patjetër duhet ta tregoj të vërtetën, pavarësisht se sa ajo do të jetë e dhimbshme për vendet e Ballkanit Perëndimor.