Siri, qeveria akuzon rebelët për djegien e qendrave naftës

Qeveria siriane, ka akuzuar rebelët e opozitës për shkatërrimin e tre qendrave të naftës në lindje të vendit.Agjencia shtetërore e lajmeve SANA, citoi një zyrtar nga Ministria e Naftës, duke thënë se "grupe të armatosura terroriste", kishin kryer sulmet.Ndërkohë, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thanë se të dielën shpërthime të mëdha kanë ndodhur në një lagje në qytetin verior të Aleppos, ku ka pasur dhjetra civilëve që janë larguar nga ajo pjesë.Organizatat thanë se katër persona, përfshirë edhe dy fëmijë, janë vrarë nga bombardimet.Kombet e Bashkuara thotë se rreth 70, mijë njerëz janë vrarë deri tani gjatë konfliktit në Siri.