Koreja e Veriut kërcënon sërish SHBA-në

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, paralajmëron se do të shtojë arsenalin bërthamor për t’i bërë ballë kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara.Në hapjen e punimeve të Komitetit Qëndror të Partisë, ai tha se “armët bërthamore nuk janë një monedhë për shkëmbim politik apo negociata ekonomike, por as nuk do të braktisen përballë kërcënimeve imperialiste”.Korea e Veriut është shprehur e gatshme për të goditur edhe bazat amerikane në Japoni, në rastin e një lufte në gadishullin korean.Lajmi raportohet në të përditshmen e Partisë së Punëtorëve, “Rodong Sinmun”, që flet për bazat e Misauas, Jokosukasdhe Okinauas.Kërcënimi mbërriti një ditë pas lajmërimit të Penjanit, për shpalljen e “gjendjes së luftës” me Korenë e Jugut, duke iu bashkuar perspektivës së një “lufte bërthamore”, nëse vendi fqinj dhe Shtetet e Bashkuara do të nisnin aktivitete ushtarake kundër Koresë së Veriut.Por, përballë toneve të ashpra të Penjanit, Seuli nuk do të rrijë duarkryq. Niveli i gadishmërisë është i lartë në Korenë e Jugut.Siç raporton agjencia e lajmeve Jonhap (Yonhap), në javën e parë të prillit do të kryhen stërvitje ajrore dhe detare, për gadishmërinë e forcave të armatosura.