Sherr në Kontrollin Teknik të Automjeteve, polici privat qëllon qytetarin (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2015, 20:45
Këto pamje janë filmuar në Qendrën e Kontrollit të Automjeteve në Tiranë. Në video duket sherri mes një qytetari dhe disa rojeve private. Nuk dihen arsyet e këtij sherri, por në pamjet duket qartë që i riu është qëlluar me grushta disa herë.Pasi e kanë qëlluar, qytetari është fshehur brenda makinës, por policët privat kanë tentuar ta nxjerrin përsëri për ta qëlluar.Videoja është publikuar në rrjetet sociale.
Perleshje fizike ne qendren e kolaudimit te makinave, TiranePosted by JETA OSH QEF on Thursday, 27 August 2015