Emigrantët informohen me internet për intinerarin deri në destinacion
Komunat në Beograd dhe UNCHR kanë ngritur një qendër për informimin e azilantëve në Beograd, që do të jetë në dispozicion të refugjatëve dhe emigrantëve 24 orë në ditë të cilët përmes rrjeteve sociale mund të informohen saktësisht për fazën tjetër të udhëtimit të tyre drejt vendeve të Europës.Mijëra të rinj, azilkërkues për në vendet e Europës kanë kërkuar të kenë akses në rrjete të tilla sociale si Viber apo Facebook përmes të cilave tashmë mund të ndajnë informacion, të mbajnë lidhje me miqtë apo familjarët dhe mund të mësojnë sesi të mbërrijnë në destinacionin e kërkuar. Sapo mbërrijnë në Serbi një pjesë e emigrantëve vihen menjëherë në kërkim të një vendi ku valët e internetit janë falas si në parqet e Beogradit ose për të blerë karta telefoni.Një prej tyre, siriani Ahmad Azavi po kërkon në internet përmes telefonit sesi të vazhdojë udhëtimin drejt Austrisë.Smatfonët janë bërë tani pjesë e pandarë e tyre duke e përdorur edhe si GPS. Rrjetet sociale sigurojnë jo vetëm guidë, por edhe informacione rreth çmimeve të biletave për transportin urban, hekurudhën apo edhe vendstrehim ngritur enkas për emigrantët.