Klandestinët në kamion, mes 71 viktimave 8 gra dhe 4 fëmijë. Katër të arrestuar

"Kemi konfirmuar se në kamionin ku u gjetën të pajetë trupat e 71 refugjatëve, nuk mund të merrej frymë. Disa prej refugjatëve kanë mbijetuar pak më gjatë pasi kanë marrë frymë përmes sistemit të ftohjes në kamion apo nga të çarat në anë të kamionit. Të 71 viktimat janë mbytur të asfiksuar".Kjo ka qenë deklarata për mediat e zëdhënësit të policisë së Eisenstadt, Helmut Marban, i cili përshkroi edhe itinerarin e refugjatëve, përpara se të gjendeshin të vdekur.Ata kanë udhëtuar me kamionin në fjalë nga Budapesti drejt Hungarisë.Janë pikasur mëngjesin e të enjtes në zonën e Parndorf, në autostradën që lidh Hungarinë dhe kryeqytetin austriak, Vjenën dhe kanë qëndruar të mbyllur aty të vdekur për më shumë se 24 orë.Sipas Marban, deri më tani 4 persona janë arrestuar ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim, si pjesë e një organizate që transportonte klandestinë.Trupat e pajetë të 71 emigrantëve janë dërguar drejt Vjenës për ekzaminim dhe për të zbuluar shkakun e vdekjes.Mes viktimave, 59 ishin burra, 8 gra dhe 4 fëmijë. Pjesa më e madhe e tyre ishin me dokumenta siriane.Sipas policisë austriake, dyshohet se organizatorët e udhëtimit vdekjeprurës janë me kombësi bullgare, ndërsa drejtuesi i mjetit sipas hetimeve të deritanishme ishte libanez, që bënte edhe lidhjet me refugjatët.Ndërkohë banorët e qytetit të Ajsendshtadit organizuan një ceremoni për të nderuar viktimat me lule dhe qirinj.Ndërsa mbanin në duar pankarta që lexonin "Mirësevini refugjatë", organizatorët i bënë thirrje vendeve të BE-së tu siguronin një udhëtim të sigurtë klandestinëve që po kërkojnë një të ardhme në Europë.Sipas tyre, kjo tragjedi duhet të shërbejë si një alarm për politikanët europiane të cilët duhet të ndihmojnë këta klandestinë të nisin një jetë të re."Nuk mund ti trajtojmë si kafshë, ti lëmë pas telave me gjemba dhe ti ushqejmë. Unë nuk them që të gjithë duhet të qëndrojnë në Austri, por të paktën, të trajtohen me dinjitet”, tha një prej organizatorëve të cermonisë përkujtimore.Austria është shndërruar në një nga shtetet e preferuara për azilkërkuesit nga Afrika. Por për të mbërritur aty, klandestinët duhet të kalojnë nga Hungaria, e cila po ngre një mur në kufirin me Serbinë për të ndaluar fluksin e klandestinëve, ndërsa ka përforcuar kufijtë e tjerë me qindra ushtarë dhe helikopterë.