Ahmetaj: Mes vendeve të rajonit projekte konkrete, Shqipëria me 4 propozime

Në tryezën e përbashkët të ministrave të Ekonomisë dhe të Jashtëm në Samitin e Vjenës është diskutuar për projekte të rëndësishme mes vendeve të rajonit. Per ministrat ekonomisë fokusi i diskutimeve ishte ai i ndërtimit të dy atuostradave asaj Adriatiko-Joniane dhe Durrës-Prishtinë-Nish si dhe gjetja e financiamve të tyre. Ndërsa ministrat e Jashtëm  kanë rënë dakort se çështjet dypalëshe nuk duhet të përbejnë pengesë për proceset integruese të vendeve të rajonit.Vjenë-Projektet e përbashkëta në infrastrukturë dhe gjetja e mënyrave të financimeve ishte cëshja kreysore e diskutuar në panelin e ministriave të ekonomisë në Samitin e Vjenës. Ministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj  tha se aktualisht mes vendeve të Rajonit ka projektet konkrete sic është ai i 2 autostradave, asaj Adriatiko-Joniane dhe Durrës-Prishtinë-Nish. Në vjeshtë pritet të nis studimi i fizibilitet ndërkohë që sfidë mbetet gjetja e financimeve për këto projekte të rëndësihme infrastukturore. Sa i përket avancimit të nismës së Ballkanit Perëndimor, Ministri Ahmetaj shtroi katër propozime kryesore të qeverisë shqiptare:Së pari që çdo projekt të ketë një koordinator rajonal të niveli të lartë për të ndjekur cdo hap të realizimit të projektit,Së dyti, Ahmetaj ka propozuar idenë e kryeministrit Rama për ngritjen e unionit ekonomik rajonal.Propozimi I tretë  lidhur me financimin e fizibilitetit, ku vendet e Ballkanit nuk mundësi të financojnë prandaj do të duhet ndihma e BE në gjetjen e mekanizmave inovative financimi.Gjithashtu Ahmetaj kërkoi trajnim profesionale burimeve njerëzore.Ndërkohë në segmentin e Ministrave të Punëve të Jashtme u diskutua mbi strukturat ekzistuese të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Në fund të diskutimeve nëpërmjet një deklarate të përbashkët  Ministrat e Punëve të Jashtme ranë dakord se çështjet dypalëshe nuk duhet të përbejnë pengesë për proceset integruese të vendeve të rajonit.ahmetaj/Oranews.tv/