Arrestohet 17 vjeçari, qëlloi veten me armë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 17-vjecar, i cili akuzohet për “Armëmbajtje Pa Leje”.Rreth ores 14:30 të ditës së djeshme, 17 vjecari me iniciale V.M, banues ne fashtin Brataj të Vlorës, është vëtëplagosur me armë zjarri në vendin e quajtur "Vaskë”, duke i shkaktuar vetes një plagë tejshpuese në dorën e majtë dhe në gjurin e këmbës së majtë.Policia ka arrestuar të miturin në flagrancë dhe ka nisur hetimet për zbulimin e llojit të armës së zjarrit të përdorur dhe se si arma ka rënë në dorë të 17-vjeçarit./oranews.tv/