Franca jep alarmin: Të gjitha vendet e Bashkimit Europian janë objektiv i Shtetit Islamik

Franca jep alarmin mbi rrezikun që i kanoset Europës nga Shteti Islamik. Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve ka deklaruar se pa përjashtim të gjitha vendet e Bashkimit Europian janë objektiv i ektremistëve të Shtetit Islamik, duke shpjeguar se në vendin e tij thuajse çdo ditë parandalohen sulme dhe atentate terroriste.“Ajo që mund të themi, shtoi Cazeneuve duke iu referuar sulmit ne trenin e linjës Amsterdam-Paris - është që ka një lidhje mes organizatës terorriste dhe personave që kryejnë krimet dhe atentatet”.Ministri i Brendshëm tha se kjo ide përforcohet çdo ditë e më shumë pas parandalimeve të sulmeve terroriste nga policia franceze. Cazeneuve tha se qeveria franceze ka aprovuar njw ligj tw ri për parandalimin e akteve terroriste dhe që do të aplikohet pas disa javësh.Gjithashtu edhe masat e sigurisë janë rritur më shumë pas sulmit të fundit dhe e gjitha kjo pasi rreziku i Shtetit Islamik qwndron permanent.Ministri francez deklaroi se në samitin e të shtunës me ministrat e Bashkimit Europian do të flitet për marrjen e masave mw konkrete dhe më efikase në luftën kundër terrorizmit. Sipas tij në samit do të flitet edhe për mundësinë e zhvillimit të kontolleve në trena njëkohësisht në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.