Tragjedi, dhjetra emigrantë gjenden të vdekur brenda në kamion/ VIDEO

Tjeter tragjedi me emigrantët, por kësaj radhe ka ndodhur jo në det.Autoritetet austriake kanë thënë se trupat e të paktën 20 emigrantëve janë gjetur të vdekur brenda në një kamion në autostradën A 4 të Austrisë, shumë pranë kufirit lindor me Hungarinë.Numri i të vdekurve mund të jetë edhe më I madh se 50 thonë zyrtarët, informon BBC.Tragjedia mësohet në një kohë kur në kryeqytetin e saj mbahet një samit i cili në fokur ka përballimin e fluksit të emigrantëve të ardhur nga vendet në luftë apo në konfliktDhjetra mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme, Afrika përpiqen të largohen nga lufta duke u përpjekur të hyjnë në Europë.Policia vendase thotë se duke nisur nga përmasat e kamionit, brenda në të mund të jenë trupat e 20- 50 emigrantëve të vdekur. Ata përshkruajnë skenën të tmerrshmeEmigrantët e mbyllur në kamion kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë.Sipas infomacioneve, shoferi i kamionit pas konstatimit të tragjedisë është larguar.Mediat vendase raportojnë se trupat janë thuajse të dekompozuar, gje e cila tregon se emigrantët kanë humbur jetën kohë më parë dhe ngjarja është mbajtur e fshehur.Ditë e zezë“Është një ditë e zezë” e quajti ministrja e Brendshëm Johanna Mikl Leitner në një konferencë për shtyp duke shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.“Tragjedia sërish nënvizon nevojën urgjente për një politikë të përbashkët të vendeve të BE-së për të mbrotjur emigrantët dhe për të luftuar trafikun e qënieve njerërzore” tha ajoNë Vjenë, Serbia dhe Maqedonia i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian se duhet të dalin me një plan të përbashkët për të përballuar fluksin e emigrantëve.Një numër rekord prej 107. 500 emigrantësh kanë kaluar kufijtë e BE-së muajin e kaluar dhe të mërkurën policia informoi se më shumë se 3000 emigrantë kanë hyrë nga Serbia.Gjermania I bën thirrje Europës të ndahen në mënyrë të barabartë barrën.1 2 3 4 6 /Oranews.tv/