Dy makina përplasin motorin, plagosen 2 të miturit që udhëtonin me të
Nje 17-vjeçar drejtues i një motorçiklete dhe pasagjeri i tij 12-vjeç kanë mbetur të plagosur pasi mjeti i tyre u përplas në superstrade nga dy autovetura në afërsi të kryqëzimit të Rriles.Dy adoleshentët me iniciale K.I dhe V.T nga qyteti i Lezhës janë dërguar menjëherë për në spitalin rajonal të qytetit nga ku është bërë e ditur se 17-vjeçari i cili ishte edhe drejtuesi i motorçikletes ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Dy të rinjtë ka qenë duke lëvizur në drejtim të Lezhës kur janë goditur nga pas nga mjetet tip "Benz" me targa aa 009 ld që drejtohen nga shtetasi A.D nga Lezha si dhe mjeti tjetër me targa Gh215dz që drejtohej nga shtetasi me iniciale B.U nga Prizreni.Nga hetimet e para të policisë është bërë e ditur se parakalimi i gabuar i këtij të fundit është bërë edhe shkak për aksidentin, ndërsa në polici janë shoqëruar edhe dy drejtuesit e automjetetëve të cilët po merren në pyetje rreth ngjarjes/Oranews.tv/.